Skip to content

Një llahtarë natyrore në Oqeanin Indian

mayotte prtscryt decembar2024.webp

Shtatë ditë pas ciklonit më të keq në gati 100 vjet, dhe një ditë pas një vizite presidenciale të tensionuar, territori i varfër francez i Oqeanit Indian të Mayotte-s është ende duke luftuar për të numëruar të vdekurit, për të rivendosur shërbimet bazë dhe për të ofruar ndihmë për popullatat e cenueshme.

Cikloni Chido shkaktoi shkatërrim në të gjithë arkipelagun. Spitalet, tashmë të mbingarkuara, trajtojnë pacientë që vuajnë jo vetëm nga dëmtimet e shkaktuara nga cikloni, por edhe nga dehidratimi, kequshqyerja dhe sëmundjet.

Në spitalin kryesor të Mayotte-s, në kryeqytetin Mamoudzou, mjekët u përballën me një sërë situatash krize.

“Ne humbëm 40% të dhomave të pacientëve, rreth 50 deri në 60 shtretër,” tha Dr. Roger Serhal, kreu i departamentit të obstetrikës dhe gjinekologjisë. “Një numër i madh pacientësh po vijnë në spital dhe ne nuk kemi vend t’i presim.

Edhe pse numri zyrtar i të vdekurve mbeti në 35, numri i të plagosurve rëndë u rrit në 78, ndërsa 2,432 të tjerë pësuan lëndime të lehta, sipas Ministrisë së Brendshme franceze të shtunën.

Stuhia shkatërroi lagje të tëra. Shumë njerëz i injoruan paralajmërimet, duke menduar se stuhia nuk do të ishte aq ekstreme. Më keq, shumë migrantë i kanë shmangur strehimoret nga frika e dëbimit, thanë autoritetet, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të jetë në qindra apo edhe mijëra. /tesheshi.com/