“Terror në autostradën A1 në Itali”, “Modena, autostrada A1 nga ferri”, janë vetëm disa nga titujt e mëngjesit të mediave italiane pas grabitjes së një automjeti të blinduar jo shumë larg Modena-s.

Eshtë autostrada kryesore italiane A1, që lidh Milanon dhe Napolin. Sulmi ndodhi midis daljeve Valsamoggia dhe Modena Sud, në drejtim të Bolonjës.

Shpërthime, bomba tymi, të shtëna kallashnikovi

Grabitësit, të cilët mediat italiane shkruajnë se i përkasin mafies, “spërkatën” rrugën me thumba dhe kështu shpuan gomat dhe parandaluan lëvizjen e mëtejshme të automjetit.  Më pas zbritën nga automjeti i tyre dhe, me kallashnikov në duar, detyruan disa njerëz të linin automjetin e blinduar.

Tre shpërthime u dëgjuan, thanë dëshmitarët. Grabitësit hodhën në erë automjetin e tyre, i cili më vonë rezultoi i vjedhur, të cilin e përdorën për të arritur në autostradë, në mënyrë që të mbulonin të gjitha gjurmët. Ata gjithashtu qëlluan në ajër për të frikësuar njerëzit përreth tyre.

Ata gjithashtu vendosën bomba tymi për të krijuar një pengesë midis tyre dhe një ndjekje të mundshme të policisë, dhe pastaj detyruan dy shoferët e kamionëve të bllokonin rrugën me automjetet e tyre ë, duke mbyllur kështu më tej hyrjen në vendin e grabitjes.

Dëshmitarët u tronditën, sulmuesit në arrati

“Unë kisha frikë se do të vdisja, pashë njerëz me armë që sulmonin njerëzit”, dëshmoi një person për La Repubblica. Dëshmitarë të tjerë, për Il Quotidiano Nazionale, përshkruajnë situatën si “Perëndimi i egër” dhe “fundi i botës“. “Kjo ishte kinematike, ne ishim të frikësuar”, tha një i tretë për Corriere di Bologna. I katërti, nga ana tjetër, përshkruan se si ai ishte “tronditur dhe si gjithçka u shfaq si në film”.

È caccia al commando che ieri sera ha tentato l’assalto a un portavalori, seminando il terrore sull’A1 tra #Modena e #Bologna. Dieci, forse 15 i banditi armati.https://t.co/6zlDGbHMdB #IoSeguoTgr pic.twitter.com/sWcR08In7t

— Tgr Rai (@TgrRai) June 15, 2021

Në fund, nuk kishte lëndime në mesin e civilëve dhe rojet e sigurisë që drejtonin automjet e sulmuar u lëshuan nga spitali me lëndime të lehta. Mediat italiane spekulojnë se kishte rreth dy milion euro në kasafortën e automjetit të blinduar, por grabitësit nuk arritën ta hapnin atë.

Ata tani janë në arrati.

Kujtojmë se grabitje të ngjashme kanë ndodhur në Shqipëri pak vite më parë, rrugës së Rinasit dhe brenda në Rinas, por pa një dramacitet të tillë dhe në finale “me sukses” në arritjen e qëllimit nga ana e grabitasvë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re