Katalea është veçse 20 muajshe… ende nuk e ka thirrur “mami” të ëmën, ende nuk i ka thënë “babi” të atit. Lea është e sëmurë rëndë prej kancerit në shtyllën kurrizore.

Të shtunën emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” solli në vëmendjen e shqiptarëve rastin e këtij ëngjëlli të vogël dhe e lotët e dëshpërimit të Xhenisës, një nënë e rë 21 vjeçe që qan për fëmijën e saj të parë. Sollëm lotët e rrëfimin prekës të babait të Leas, Armandos 29 vjeçar, i cili tregoi se për shërimin e të bijës duhej një shumë e madhe parash.

E shqiptarët bamirës, zemëmirë, u bënë bashkë për këtë rast urgjent dhe tepër prekës. Brenda 24 orëve mijëra njerëz dhanë diçka nga vetja për shpëtimin e Leas, 20 muajshe.

Fatmirësisht në orët e para të mëngjesit, Lea u nis drejt spitalit Bambino Gesu në Itali. Elvisi e Sidriti shkuan ta përcjellin vogëlushen dhe me lot në sy u lutën për shërimin e kësaj vajze që u sprovua në një moshë kaq të brishtë.

Lajmin e përcolli në profilin e tij në rrjetin social Elvisi, i cili kishte këto fjalë për Katalean e vogël:

“Ne prag syfyri po ju informoj se midis loteve derguam Lean per ne Itali, ajo ka shume nevoje per lutjet tona . Historine e Leas 20 muajshe e trajtuam ne emisionin Shqiptarët për Shqiptarët te shtunen, por te dielen ne darke Lea u perkeqesua shume dhe po lufton per te jetuar. Ne kohe rekord brenda dites arritem ta dergonim per Itali por nga syte tane rridhnin lot pa pushim. Shpirti i vogel ka nevoje per lutjet tona, ta mendojme si vajzen tone , do te ju lutesha ta shperndajme sa me shume qe ta shikojne sa me shume njerez te mire e te luten per Lean ne kete moment te veshtire. Zoti ju shperblefte per cdo lutje qe do te beni ne kete muaj te madheruar te Ramazanit. Fituam nje beteje, per ta derguar ne nje nga spitalet me te mira ne bote, por lutjet tuaja kane treguar qe jane pjesa me e rendesishme e suksesit per shume femije ne gjendje te rende. O Zot shpetoje Lean! Ne tashme cuam amanetin ne vend dhe e dorzuam tek Ty o i Plotfuqishem, o Sherues i cdo semundje”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re