Një makinë krimi e sekuestruar e kthyer në bibliotekë lëvizëse. Kjo është nisma e ndërmarrë nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila po mbështet qeverinë shqiptare në luftën kundër flukseve të paligjshme financiare, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në zona veçanërisht të prekura.

Kështu, në një aksion të përbashkët, makinat e konfiskuara nga trafikantët e drogës po kthehen në biblioteka të lëvizshme. Projekti u prezantua këtë të mërkurë në qytetin e Shkodrës. Grupi i synuar i bibliotekës lëvizëse janë fëmijët dhe të rinjtë. E pranishme ishte dhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila tha se kërkesa e saj publike është ndërtimi i rrugëve në zonat problematike ne menyre qe njerezit te mos largohen.

“Dua ta falenderoj agjensinë për bashkëpnimin për të bërë dicka ndryshe dhe për të shfrytëzuar të gjitha burimet i cili mund të përdoret në mënyrë më efiçente për të përmirsuar jetën e njerzve.

Disa probleme që lidhen me krimin, ku ka më shumë nevojë për arsim, mbështetje ne i kemi suportuar për një shërbim lëvizës. E kemi modifikuar dhe do udhëtojë për një qëllim të caktuar, të kthehet në një bibliotekë për libra.

Ky është vetëm një model por kemi dhe ide të tjera që mund të përdoret në shërbim publik.
Aksesi dhe rruga e zgjidh problemin, prej vitesh insistoj për zonat me problema ku njerëzit po largoheshin dhe tani janë kthyer dhe po ndërtojnë bujtina.
Kemi një draft projekt, kërkesa ime publike është të bëjmë rrugën“-u shpreh Ademi.

Përzgjedhja e librave bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.(E.D/faxweb.al)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re