Agron Kapllanaj ka sqaruar versionin e tij të përplasjes mes personave të kompanisë së vëllait të tij dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Fier.
Në një lidhje direkte për emisionin “Open” në Neës24, Kapllanaj tha se 4 personat, që më pas rezultuan se ishin punonjës policie dhe hetues të BKH ishin me një makinë civile dhe ngritën një dron për të filmuar.
Ai thotë se makina e tyre ishte parkuar në parkingun e kompanisë. Ndërsa sipas tij, shkak i te gjithe incidentit ka qene fotografimi i fotos se makines se policise nga ana e drejtorit te kompanise se vellait te Agron Kapllanajt.
“Drejtori zbret poshtë dhe kërkon sqarime nga personat. Në këto moment zona thotë se këtu jemi të interesuar për të blerë një prone dhe po ngremë dronin për të blerë atë pronën. Drejtori i kompanisë quhet Orjan Isufaj, me profesion inxhinier. Unë kam qenë në zyrë duke punuar. Drejtori i thotë që nëse jeni të interesuar për pronën që po me thoni gjeni vendin e duhur për të parkuar dhe filmoni pronën që ju interesoheni pasi kjo pronë ku jeni nuk është në shitje. Më pas drejtori i bën një foto makinës, targës së makinës për ta patur si provë, pasi ne kemi menduar se kemi të bëjmë me njerëz që mund të jenë të kategorive të ndryshme dhe nuk e kishim idenë që mund të ishin njerëz të policisë. Kaq ka mjaftuar për të acaruar situatën. Personat i kanë kërkuar që të fshinë foton”, tha Kapllanaj.
Agron Kapllanaj: Për shkak se kam qenë vetë prezent në momentin e parë kur personat në fjalë kanë qenë në ambientet e biznesit të tim vëllai ku unë bëj pjesë dhe punoj si drejtor, një makinë ML me targa civile, makinë civile pa asnjë logo civile, ku brenda saj ndodheshin 4 persona civil, një zonjë dhe 4 zotërinj janë afruar kanë parkuar në parkingun e kompanisë dhe aty kanë ngritur dron për të filmuar. Kanë ndënjtur disa minuta dhe janë larguar.
Pas 15 minutash janë rikthyer sërish dhe në momentin që janë rikthyer në të njëjtin vend roja ka marrë në telefon drejtorin e përgjithshëm dhe i ka thënë që një makinë civile ka ardhur dy herë dhe ngre dronin në ambientet e kompanisë tonë. Drejtori zbret poshtë dhe kërkon sqarime nga personat. Në këto moment zona thotë se këtu jemi të interesuar për të blerë një prone dhe po ngremë dronin për të blerë atë pronën. Drejtori i kompanisë quhet Orjan Isufaj, me profesion inxhinier. Unë kam qenë në zyrë duke punuar. Drejtori i thotë që nëse jeni të interesuar për pronën që po me thoni gjeni vendin e duhur për të parkuar dhe filmoni pronën që ju interesoheni pasi kjo pronë ku jeni nuk është në shitje.
Më pas drejtori i bën një foto makinës, targës së makinës për ta patur si provë, pasi ne kemi menduar se kemi të bëjmë me njerëz që mund të jenë të kategorive të ndryshme dhe nuk e kishim idenë që mund të ishin njerëz të policisë. Kaq ka mjaftuar për të acaruar situatën. Personat i kanë kërkuar që të fshinë foton. Personi që ishte në timon në rolin e shoferit e kërcënon drejtorin dhe i thotë “nëse nuk e fshin foton ti nuk e imagjonin se cfarë të gjen”. Ai i thotë që foton nuk e fshiva, por ja nisa pronarit pasi këtu jam për të mbrojtur interesat e kompanisë. Në atë moment fillon ta shajë drejtorin dhe pronarin e kompanisë. I gjendur i sulmuar drejtori më merr në telefon dhe i thotë se këta personat po më kërcënojnë. Unë zbres për të sqaruar situatën, por kur zbres personat ishin larguar. Drejtori i ndjerë i kërcënuar dhe i fyer me thotë që do shkojmë të bëjmë kallëzim.
Në polici kontaktoj oficerin e rojes, dhe i kërkoj të takoj një prej titullarëve nëse ndodhen në komisariat. Polici më thotë që është shefi dhe drejtori. Me pret shefi i komisariatit dhe i tregoj ngjarjen. I them që duhet të marrim masa për këtë makinë pasi personat na kanë kërcënuar. Shefi i komisariatit me thotë që kjo makinë është e makinë e policisë.