Ka reaguar mbrëmjen e sotme truproja e Sali Berishës pas aksidentit që u regjistrua mbrëmjen e sotme.

Ervis Tushe thote se nje mjet i ka ardhur kundravajtje me shpejtesi tejet normave te lejuara drejte, por fale shmangies se shoferit, ata kane mundur t’i shpetojne aksidentit.

Tushe siguron se te gjithe njerezit brenda ne makinen e ish-kryeministrit Berisha jane mire, perfshire doktorin.

Makina qe eshte futur kundravajtje ka qene me targa te Kosoves. Truporja shton se makina e trete qe shoqeronte ish-kryeministrin ka frenuar ne vend, cka ka bere qe nje automjet ta godase nga pas.

Reagim i Ervis Tushes, truproja ish-kryeministrit z. Sali Berisha ne lidhje me aksidentin e mbremjes se sotme.

Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje. Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor. E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re