Presidenti Ilir Meta ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.  Në fjalën e tij, Meta u shpreh se ai nuk i merrte personale marrëdhëniet në politikë, duke komentuar edhe përplasjen me Ramën për godinën e Teatrit. Këto komente Meta i bëri gjatë një interviste në Fax News

Shumë njerëz më pyesin, a ka ndryshuar gjë me Ramën apo do bëni kompromise për të për të shkuar në zgjedhje?

Ilir Meta: Unë ndryshe nga Monika, në politikë nuk kam asnjë personale. Raporti im në çdo funksion është në planin institucional, kushtetues, ligjor dhe kombëtar.

Raportet e mia, në 20 e ca vjet, që ne kemi një histori tepër të çuditshme, që ka si fillim edhe në marrjen në mbrojtje të Teatrit në qeverinë Meta për të mbrojtur kompleksin historike të Tiranës. Në atë kohë Rama ishte ministër Kulture.

Ishte një nga vendimet kryesore, Rama më ka vlerësuar atë kohë. Mbas 20 vitesh ai nuk hap një konflikt me zotin Meta, sepse unë e çova në Kushtetuese. Nuk është se ky konflikt mund të zgjidhej në Gjykatën Kushtetuese, sepse unë do ta çoja edhe në Gjykatën Europiane. Jam 1000 për qind se çështja është e drejtë.  Nxitimi për të bërë këtë akt në fund fare është një çështje e mbyllur për ta. Jam i bindur që drejtësia do të triumfojë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re