Janë disa faktorë që ndikojnë në mirëqënien e flokëve tuaj. Ndotja e ajrit, ekspozimi në diell, uji me klor, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike janë vetëm disa nga ta.
Pavarësisht se shumë nga ne besojnë se produktet kozmetike për flokë kanë efekt, e vërteta është se pothuajse të gjitha janë të mbushura me kimikate dhe përbërës të tjerë që më shumë na dëmtojnë flokët se sa na i përmirësojnë ato.
Por, ne po ju sjellim një maskë natyrale që është shumë efektive për të përmirësuar flokët tuaj,  si edhe i bën mirë lëkurës së kokës tuaj.
Kjo maskë përmirëson shëndetin e flokëve, i bën ato të buta dhe plot shkëlqim.
Mbi të gjitha, ushqen flokët dhe u jep vitamina që janë esenciale për rritjen e flokëve.
Përbërësit:
Një banane e shtypur
Lëng limoni
2 litra qumësht
Si ta përgatisni këtë maskë?
Filloni duke e ngrohur qumështin, por keni kujdes të mos e ngrohni shumë. Shtoni më pas bananen e shtypur dhe lëngun e limonit.
Përzijeni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
Vendoseni maskën në kokë dhe flokë. Masazhojeni butësisht derisa të vëreni se maska ka filluar të absorbohet, më pas mbështillni flokët me letër alumini dhe lëreni të qëndrojnë kështu për 15-30 minuta
Në fund, pastrojini flokët tuaj me shampon e zakonshme.
Për të pasur rezultate sa më të mira, aplikojeni këtë maskë dy herë në javë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re