Një diplomë master në magji do të jetë së shpejti në dispozicion në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Universitetin e Exeter nga shtatori 2024, të interesuarit do të mund të ndjekin programin Master në Shkencën Magjike dhe Okulte, një nga të parët në këtë fushë në MB.

Studentët do të kenë mundësinë të mësojnë për historinë dhe ndikimin e magjisë në shoqëri dhe shkencë në Perëndim dhe Lindje, sipas BBC.

Për sa i përket moduleve, studentët mund të studiojnë dragonjtë në letërsinë dhe artin perëndimor, legjendën e mbretit Artur, paleografinë, mendimin islam, teorinë dhe praktikën arkeologjike, si dhe përshkrimin e grave në mesjetë.

Studentët do të mësohen nga akademikë me ekspertizë në histori, letërsi, filozofi, arkeologji, sociologji, psikologji, dramë dhe fe.

Drejtuesja e programit të diplomimit, Amy Selove, iu referua rritjes së interesit për magjinë dhe okultizmin e parë brenda dhe jashtë akademisë kohët e fundit. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re