Një mban çadrën, tre të tjerët shtyjnë! Gjesti prekës i të rinjve që ndihmojnë të moshuarën

Screenshot_98.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Të ndihmosh dikë, sidomos kur ata që ndihmon janë të moshuar, është përherë një gjest që do të vlerësohet, sado i vogël qoftë veprimi.

Kështu ka ndodhur me 4 djem të rinj, të cilët kanë vënë re një të moshuar në lagjen e tyre, e cila po tentonte të ngjiste rrugën e tatëpjetë për të shkuar në shtëpinë e saj. Gruaja ndodhej në një skuter, ndërsa jashtë kishte nisur shiu. Dukshëm moto-skuteri i saj nuk po funksiononte e është ky momenti kur të rinjtë vendosi të shkojnë për ta ndihmur gruan e moshuar. Një prej tyre vendos çadrën përpara të moshuarës, që ajo të mos laget nga shiu, ndërsa tre shokët e tij nisin ta shtyjnë. Të rinjtë e shoqërojnë për disa qindra metra të moshuarën, derisa e çojnë në shtëpi.

Një grua, e quajtur Keti, e pa të gjithë ngjarjen dhe vendosi të shkrepë disa foto për ta sjellë në vëmendje të publikut këtë gjest të bukur.

“U surprizova kur pashë 4 xhentëllmenë që po ndihmonin të moshuarën, binte shi i dendur atë ditë”- tregoi gruaja për Fox News.

Pasi djemtë dërguan në shtëpi të moshuarën, Keti shkoi t’i takonte ata për t’i kërkuar një foto dhe për t’i falenderuar për veprimin e tyre. Keti mësoi se djemtë punonin në një park për fëmijë dhe sapo kishin mbaruar punën. Një prej të rinjve shpjegoi për median

“Sapo ishim kthyer nga puna, ishim të lodhur… por pa asnjë dyshim, e pavarësisht një dite të lodhshme, dita jonë nuk ishte aq e keqe sa ajo që po përjetonte zonja e moshuar. Ajo po mbante një qese plastike mbi kokë që të mos lagej. Ne s’mund ta linim ashtu”

E pikërisht kur fotot u përcollën në rrjetet sociale, pati një reagim mjaft të madh e të ngrohtë përkarshi këtij gjesti të bukur.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë