Skip to content

Një me COVID, Greqia kthen autobusin me 40 punëtorë sezonalë

40 punëtorë sezonalë jane kthyer mbrapsht nga autoritetet shendetesore greke ne Kakavijë, pasi njeri prej tyre rezultoi pozitiv me koronavirus. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme, ku punetoret sezonalë ishin duke shkuar me autobus ne Greqi.

Gjate kontrollit testues RAPID, autoritetet greke zbuluan se nje 56-vjecar nga Fieri me inicialet G.M. rezultoi pozitiv, ndonese kishte ne dore analizen e negativitetit te bere ne nje prej laboratoreve te specializuar ne kryeqytet.

Kaq ka mjaftuar qe i gjithe autobusi me punetore sezonale te kthehet mbrapsht ne Shqiperi, pasi kjo eshte nje procedure standarde qe zbatohet ne te tilla raste.