Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoitekstet e memorandumit të mirëkuptimit me Qeverinë e Serbisë për lehtësimin dhe përshpejtimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve dhe për lidhjen e sistemit elektronik të mbledhjes së tarifave, transmeton agjencia Beta.

Siç thuhet në komunikatën për media nga seanca e 140-të e qeverisë së Dimitar Kovaçevskit, “është shqyrtuar dhe miratuar Informata për Memorandumin e Mirëkuptimit me Qeverinë e Serbisë për masat për përmirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përmes kufirit të përbashkët shtetëror dhe teksti i rënë dakord i memorandumin u pranua”.

Qëllimi i Memorandumit, sipas propozuesit – Kabinetit të Kryeministrit, është që “bashkërisht të vlerësohen mundësitë dhe të merren masa për përmirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përmes kufirit shtetëror ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, veçanërisht përmes pikës së kalimt kufitar Preshevë – Tabanovc”.

Lëvizja e lirë

Memorandumi diskuton mundësitë për zgjerimin e rrugëve hyrëse në vendkalimin kufitar, instalimin apo përmirësimin e sinjalistikës së komunikacionit, vendosjen e procedurave të reja të kontrollit kufitar për kalimin e shpejtë të udhëtarëve dhe kontrollin e personave dhe automjeteve në vendkalimin kufitar.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dhe u pajtua për tekstin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Serbinë për projektin e mbledhjes elektronike të tarifave – krijimi i një sistemi elektronik ndërveprues për mbledhjen e tarifave.

Ky memorandum, sipas propozuesit, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, synon të mbështesë përpjekjet e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të kontribuar në arritjen e qëllimeve të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe kufijve të hapur, si dhe në zgjerimin e zhvillimit, modernizimit dhe integrimit të infrastrukturës rrugore të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re