Si çdo të premte, emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” solli për shikuesit disa vepra të mira, të realizuar falë bamirësisë së njerëzve.
Mbrëmjen që lamë pas mësuam se Arlina, vajza nga Prishtina e prekur prej skoliozës, më në fund hyri në operim dhe gjithçka shkoi mirë. Mes të tjerave vepra të mira, emisioni përcolli dhe historinë e dy jetimeve nga Rrësheni, që bënin thirrje për ndihmën e shqiptarëve.
Mes dhjetëra mesazheve që lexuan në emission Elvis Naçi e Sidrit Bejleri, një prej tyre bëri përshtypje. Ishte mesazhi i një familje shqiptare në emigrimi. Mesazhin e lexon Elvisi:
“Nga Zvicra shkruajnë. Mirmbrëma juve Elvis e stafit të palodhshëm. Ju dërgojmë 200 franga për jetimët. Nuk mund të flemë pa bërë mirë”-thuhej në sms, ndërsa këta shqiptarë kishin dërguar dhe foton e vajzës së tyre.
“Bravo ju qoftë, një fjalë shumë e vyer, kur thonë nuk flemë pa bërë mirë. Dhe shikojeni kush i dhuron këto para, kjo vajzë e mrekullueshme.-thotë Elvis Naçi.
Për të parë videon, klikoni më poshtë:
