Një azil kërkues është dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen e një vajze në Gjermani.

Sussein Khavari që besohet se është afgan, e ka pranuar se ka sulmuar studenten 19 vjeçare në vitin 2016 në qytetin Freiburg. Ajo ishte dhunuar dhe pastaj ngulfatur.

Khvari u arrestua pas disa javësh pas testit të ADN-së. Pas arrestimit u bë një zbulim shokues- ai ishte dënuar me 10 vjet burgim në Greqi për vrasje në tentativë, mirëpo ishte liruar për shkak të burgjeve të mbi populluara greke.

Pastaj ai udhëtoi nga Austria në Gjermani, ku arriti pa asnjë dokument, duke thënë se ishte 17 vjeçar.

Pasi ADN e tij nuk ishte në të dhënat e regjistrit evropian, ai u vendos nën kujdesin e një familjes në Gjermani.

Gjatë gjyqit u zbardhën informata që dëshmonin se ai mund të ishte 32 vjeçar. Kjo vrasje e ka shokuar publikun në Gjermani dhe ka shtuar zërat kritikë kundër kancelares gjermane Angela Merkel për shkak se me politikat e saj u hapi dyert emigrantëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re