Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se vetëm në Tiranë janë të shpallur në  kërkim 1 mijë persona, shumica e të cilave fshihen jashtë vendit.

Në emisionin “Opinion”, Balla u shpreh se një pjesë e tyre ndodhen në Dubai, ndërsa një pjesë tjetër fshihen në vendet e BE.

Balla gjithashtu deklaroi se “autoritetet shqiptare e kanë një listë të personave që fshihen në Dubai”.

“Vetëm në Tiranë janë 1 mijë persona në kërkim dhe pjesa më e madhe e tyre nuk janë në Shqipëri. Personat me rrezikshmëri të lartë gjenden një numër i caktuar në Dubai, ka një numër të caktuar në vende të ndryshme të Evropës të fshehur”, tha ministri Balla.

Referuar operacionit të fundit të SPAK, ku u arrestuan disa persona, mes tyre edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë policie, Balla deklaroi se çdo punonjës policie tashmë do të duhet të plotësojë një formular, ku të deklarojë nëse ka pasur apo jo telefon me SKY ECC.

“Kjo është një sfidë që e kemi të gjithë, sepse ky është një fenomen që janë të përfshirë punonjës policie ne të gjitha vendet. E rëndësishme është të vetëpastrojmë policitë që janë vënë në shërbim te krimit.

Prej ditës së hënë me marrjen e detyrës nga drejtuesi i ri i AMP një prej formularëve të pastërtisë që duhet të plotësojnë të gjithë punonjësit e policisë ku deklarojnë nëse kanë pasur akses ose kanë zotëruar një telefon të tillë. Ky është një telefon i dedikuar, nuk është aplikacion.

Unë nuk e gjej dot arsyen se pse një punonjës policie duhet të ketë një telefon të tillë”, tha Balla, i cili garantoi se “në këtë operacion nuk ka pasur rrjedhje informacioni”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re