Ditën e djeshme, moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, festoi 36-vjetorin e saj të lindjes. Të shumta ishin urimet nga miqtë e kolegët në rrjete sociale, ndërsa surprizën më të bukur e mori nga vogëlushi i saj Joni, i cili i kishte përgatitur një tortë. Së fundmi në Instastory, moderatorja ka ripostuar urimet e miqve si dhe ka treguar dhuratat e shumta që ka marrë, mes tyre edhe atë të reperit Noizy.

Ai i ka dhuruar Arbanës të gjithë koleksionin e ri të veshjeve të markës së tij, për të cilat moderatorja e ka falenderuar publikisht.

“Faleminderit Noizy që më solle të gjithë koleksionin ‘Illyrian’ për ditëlindjen time”, shkruan Arbana krahas postimit ku tregon veshjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re