Rreth një milion katalanas u mblodhën të martën për të festuar Ditën Kombëtare, edhe si një test për të treguar aftësinë mobilizuese pas tentativës së dështuar për t’u shkëputur nga Spanja, këto e afro një vit më parë, ndërkohë që 9 udhëheqës të tyre janë në burg e lideri në ekzil.

Ata përkujtuan 11 shtatorin 1714, ditën kur trupat e Mbretit Felipe V morrën Barcelonën, duke ia​ hequr autonominë rajonit. Turma e pjesëmarrësve ngritën flamuj separatiste dhe bënë thirrje për pavarësi.

“Në mënyrë demokratike dhe paqësore ne kërkojmë të drejtën tonë për pavarësi”, tha një nga pjesëmarrësit në manifestim.

Slogani i manifestimit shte krijimi i Republikës së Katalonjës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re