Kandidati Et’hem Lumani ka siguruar numrin maksimal të votuesve në primaret e degës së Partisë Demokratike Kolonjë.

 

Zyrtarisht është bërë me dije se në 900 votues kanë marrë pjesë në procesin e votimit të primareve 495 votues. Lumani ka arritur ti sigurojë të gjitha votat duke mos patur asnjë votë kundër.

 

Et’hem Lumani me profesion mjek do të jetë përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Bashkinë e Kolonjës, bashki e cila ka për kryetar Erion Isain, përfaqësues i Partisë Socialiste.

 

Partia Demokratike zyrtarisht e ka kandidatin e saj, ndërkohë që nga ana e PS akoma nuk kemi një zyrtarizim të kryetarit aktual, megjithëse burime të siguruara thanë se Isai është shumë pranë lajmit zyrtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re