Në Shqipërinë tonë të vogël, keqtrajtimi i kafshëve është një problematikë madhore. Jo pak herë janë shënuar raste kur persona të caktuar, lidhin kafshët në litar dhe i tërheqin zvarrë me makina. Të tilla raste janë kthyer jo vetëm në një shqetësim për opinionin publik, por edhe në çështje të ligjit, ku policia ka ndërhyrë përmes ndalimit apo procedimit penal.

Rasti i mëposhtëm, i publikuar nga JOQ, tregon një tjetër formë të keqtrajtimit të kafshëve. Një grup adoleshentësh në Vlorë, kanë kapur një mace. Njëri prej tyre e flak në det macen, ndërsa të tjerët qeshin.

Veprimi me gjasë është kryer për një ‘gallatë’ më shumë për t’u shkëmbyer në rrjetet sociale. Një gjest, që të lë të kuptosh se shumë të rinj e të reja sot, zgjedhin një model apo botëkuptim që në rastin më të mirë, është sipërfaqësor e i papërgjegjshëm. Sepse fundja vetëm një model i tillë të “lejon” të ‘heqësh’ nga vetja faktin se në det, po hedh një krijesë të gjallë dhe jo një lodër.

{“videoid”:”1623181576818″,”type”:50,”ratio”:0.75}

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re