Se ekzistenca e një motre të bën më të lumtur dihet prej kohësh, por e reja qëndron diku tjetër

Me fat akoma më shumë janë ata që kanë një motër llafazane

Po, po kështu siç e lexuat

Një motër llafazane të mban larg depresionit. Këtë e thonë studimet e kohëve të fundit

Roli i motrave dhe vëllezërve në jetë është pothuajse po aq i rëndësishëm sa edhe ai i prindërve

Ajo që jemi neve sot, padyshim që ndikohet nga të tjerët dhe sidomos nga motrat dhe vëllezërit

Dhe për ta analizuar më në detaje këtë ndikim, profesorja dhe studiuesja Laura Padilla-Walker realizoi një studim

Pas vëzhgimit për 10-14 vjet të 395 familjeve me më shumë se një fëmijë ajo doli në përfundimin se një vëlla ka aftësinë për të siguruar diçka tjetër që edhe prindërit nuk mund ta japin

Në disa raste, rëndësia e pranisë së një vëllai apo një motre është edhe më e madhe se ndikimi i prindërve. Studimi tregoi se ndjenjat e mirësisë dhe bujarisë mësohen më lehtë nga një vëlla/motër sesa nga një i rritur

Edhe vetëbesimi është më i lartë e frikërat më të vogla, nëse ke një vëlla ose motër

Detaji më interesant i studimit lidhet me motrën llafazane. Ata që kanë një motër që flet shumë kanë më pak risk të vuajnë nga depresioni qoftë në fëmijërinë e hershme, ashtu edhe në moshën e rritur

Sipas Dr. Laura Padilla, një motër ka një efekt të vërtetë antidepresiv, falë aftësive të komunikimit që kanë tendencë të jenë më të forta tek gratë sesa tek gjinia mashkullore

Në përfundim, një motër është e mirë për shëndetin emocional dhe nëse është llafazane, dyfishohen përfitimet, shkruan TIP

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re