Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë qenë të pranishëm në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekime 5 persona të cilët mbetën të lënduar si pasojë e aksidentit të autobuzit dhe veturës që përfunduan në Lanë.

Veliaj dhe Manstirliu u shprehën për Fax News se ishte një mrekulli fakti që nuk kishte pasur dëmtime më të shumta të pasagjerëve të autobuzit apo të dy djemve që udhëtonin me veturën që përfundoi poshte gomave të autobuzit. Ndërsa bënë me dije se situata ishte nën kontroll dhe nga 5 të lënduar, vetëm tre prej tyre mund të qëndronin pak më gjatë nën kujdesin e mjekëve.

Ministrja, Ogerta Manastirliu: Aktualisht gjendja e pesë të lënduarve që ndodhen në spital paraqitet e mirë. Kemi tre pacientë të cilët do të monitorohen edhe më gjatë. Dy të tjerë mund të qëndrojnë edhe pak orë dhe më pas mund të largohen. Protokollet janë ndjekur. Dy prej djemve të cilët kanë qenë në makinën që kanëpërfunduar poshtë Lanës janë duke u observuar. Ajo që unë dua t’ju siguroj është se situata për të pesë pacientët është nën kontroll me dëmtime të lehta.

Mjeku: Situata është e qëndrueshme. Shumica e tyre kanë dëmtime tek koka.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Është një zonjë që po mbahet në obervim për disa orë pasi merrte më parë mjekim për tensionin. Duas të falenderoj të gjithë mjekët të cilët ndërhynë menjëherë. Duke qenë se makina kishte rënë përmbys ishte e nevojshme ajo lloj ndërhyrje. Kjo konsiderohet mrekulli sepse janëvetëm 5 persona të lënduar jetë ndërkohë kur në aksident u përfshinë 2 automjete, ku një prej automjeteve ishte autobuz, disa ton më i rëndë më i rëndë se makina. Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër kështu që ishte një fat i mirë dhe duhet të jemi mirënjohës që nuk pati lëndime më të rënda.

VIDEO/ Plot me njerëz, shihni pamjet e autobusit që përfundoi në Lanë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re