Roma do të ndërtojë një muze kombëtar të Holokaustit dhe në këtë projekt është planifikuar të investohen dhjetë milionë euro, sepse muzeu duhet të kontribuojë në mbajtjen e gjallë dhe prezente kujtimin e tragjedisë së Shoahit, thuhet në deklaratën e qeverisë italiane.

Corriere della Serra shkruan se disa vite më parë, qyteti mori tokë për këtë projekt në parkun Villa Torlonia, në verilindje të Romës.

Aty ndodhet edhe rezidenca verore e diktatorit fashist Benito Musolini. Pas vitesh stanjimi, projekti më në fund ka nisur të zbatohet.

Një nga komunitetet më të vjetra hebreje evropiane ndodhet në Romë. “Muzeu Shoah ekziston në të gjitha kryeqytetet kryesore evropiane dhe mendova se ishte e drejtë që duhet të realizohej në vendin tonë,” tha Gennaro Sangiuliano, ministri i Kulturës, duke përdorur fjalën hebraike për Holokaustin. Qeveria e miratoi planin mbrëmë vonë.

Kryeqyteti italian është shtëpia e një prej komuniteteve më të vjetra hebreje në Evropë. Ruth Dureghello, presidentja e komunitetit hebre në Romë, falënderoi qeverinë për shqetësimin konkret për kujtimin e asaj tragjedie. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re