Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfiskuar pasuritë e një ndër 5 personave me rrezikshmëri më të lartë të shpallur në kërkim nga policia. Bëhet fjalë për Jani Aliajn, autori i vrasjes së Elton Çiços, me të cilin sipas Prokurorisë kishte patur konflikte të forta të nisura vite më parë në burgun e Koridhalosë në Greqi.

 

Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive në emrin e Jani Aliajt si dhe familjarëve të tij.

 

Bëhet fjalë për sipërfaqe toke në Borsh dhe Gjirokastër, si dhe një vilë.

 

 

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:

 

 

Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) Euro;

 

Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;

 

 

pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

 

pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

 

 

Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;

 

Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;

 

 

Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re