Të jesh i pasur nuk nënkupton gjithmonë që të kesh para me bollëk. Të jesh i pasur do të thotë edhe të kesh një shpirt të pasur dhe dëshirën për ta ndryshuar botën me mundësitë e tua.

Hazbi Dervishi, ose Biu është një nga njerëzit e pasur të Tiranës, ai zotëron disa biznese, por kjo nuk e pengon që të jetë së pari qytetar. Pasuria më e madhe e tij është dashuria dhe kujdesi që tregon për qytetin e tij dhe tonin. Ai ka ndërmarrë vullnetarisht nismën për të mbjellë fidanë ullinjsh në lagjet e kryeqytetit.

Me Biun na prezanton kompozitori, Sokol Marsi, i cili shkruan: Ky është Biu! Hazbi Dervishi. Ndoshta njëri prej njerëzve më të pasur në Tiranë! Biu nuk ka makinë, lëviz me biçikletë dhe ka kthyer çdo hapësirë të lagjes në lulishte duke mbjell fidanë ulliri.Gjithçka e bën duke punuar vetë dhe pa ndihmën e askujt! Sot e gjeta duke punuar përpara pallatit tim! Respekt për njerëz të tillë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re