Një në 400 njerëz në Angli ka koronavirus, sipas një studimi të zhvilluar me afro 11,000 njerëz në familje.

Kjo do të thotë se rreth 148,000 njerëz në Angli aktualisht mund të infektohen – 0.27% e popullsisë. Të testuarit nuk përfshinin pacientë spitalorë ose njerëz që jetojnë në azile, ku shkalla e Covid-19 ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare. Nuk ka ndonjë dallim të dukshëm midis përqindjes së personave të infektuar në grupmosha të ndryshme, sipas anketës së infeksionit ONS.

Shërbimi mjekësor në Angli ka njoftuar 207 më shumë vdekje të njerëzve që rezultuan pozitivë me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të raportuara në spitalet angleze në 24.1159.

Shifrat e ndara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tregojnë 428 vdekje të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar duke e çuar totalin në spitale dhe komunitetin e gjerë në 33.614.

Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar kryen vetëm teste antigjene, të cilat tregojnë nëse dikush aktualisht ka virusin.

Por një test i ri i anti-trupave, i cili synon të tregojë nëse një person tashmë ka kaluar irusin dhe tani mund të ketë një imunitet, është miratuar për përdorim në Angli.

Kryeministri Boris Johnson ka thënë më parë se një test i antitrupave mund të jetë një “kthesë” në përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re