Nisi në Laç, në lagjen turke, shpërndarja e çelësave të apartamenteve të reja të Rindërtimit, ato të financuara nga qeveria turke.

Mes atyre që u futën aty, në një prej 524 apartamenteve, qe dhe një e moshuar e ngjashme me “nënë Lizën” e “5 Majit” në Tiranë, e cila po vuan shembjen e banesës për hir të ndërtimeve të rejë, por që nuk pranon apo nuk beson ofertën e qeverisë për kompensim të plotë të metra katrorëve te apartamenti i ri që do i jepet.

Në rastin e Laçit, apartamentet po dorëzohen afro një muaj pas vizitës aty dhe prerjes së një shiriti inaugurimi nga vetë presidenti Erdogan.

Më pas media të ndryshme raportuan se aty nuk kishte realisht familje të futura, por autoritetet lokale thanë se thjesht po plotësoheshin kushtëzimet e fundit zyrtare.

Ndaj, në lajmin bërë të ditur nga kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Shqalsi Cara, thuhet:

“Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 84, datë 09.02.2022, nisëm sot shpërndarjen e çelësave të apartamenteve të zonës 1/1 për zhvillim (blloku B, sipas tipologjive dhe adresave, të përcaktuara në shortin publik të zhvilluar ditë më parë”, shkruan ajo, duke vijuar se  “ndërkohë që familjet sistemohen në apartamentet e reja, do të vijojmë me procedurat e nënshkrimit të kontratave të dhurimit nga bashkia Kurbin tek përfituesit”. /tesheshi.com/

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re