I biri i gazetarit të njohur holandez të krimit Peter R de Vries tha sot se “ëndrra më e keqe u bë realitet” pasi babai i tij u qëllua me armë në një atentat në Amsterdam dhe është në gjendje të rëndë në spital.

Royce de Vries shtonte se familja po merrte të gjithë ndihmën e mundshme nga mesazhet e shumta të solidaritetit.

64 vjeçari Mr de Vries, u qëllua mbrëmë me armë teksa dilte nga studiot televizive në Amsterdam. Policia thotë se megjithë disa arrestime të bëra, nuk kanë asnjë të dyshuar për ngjarjen që ka shokuar vendin e njohur per qetesi dhe rend.

Autoritetet shtojnë se gazetari po lufton për jetën në spital.

Gazetari i vjetër njihej për mbulimin e ngjarjeve të botës kriminale të vendit, duke ekspozuar rregullisht krerët e bandave të trafikut të drogës.

Ai raportohet se ka ndihmuar policinë në zgjidhjen e disa çështjeve kriminale të profit të lartë, krime të mbetura të pazgjidhura nga e kaluara apo në rastet me përfshirjen e fëmijëve apo adoleshentëve.

Zoti de Vries është përballur edhe më parë me rrezik prej detyrës së tij. Ai është mbajtur disa herë nënë mbrojtjen e policisë pas kërcënimeve të marra dhe në 2019 policia e informoi se ishte në listën e personave për t’u vrarë, nga krimineli më i kërkuar i vendit.

Kryeministri holandez Mark Rutte tha se atentati ishte “shokues e i pakuptueshëm”, duke shtuar se ishte sulm ndaj një “gazetari të guximshëm” dhe ndaj lirisë së shtypit.

Mbreti Ëillem-Alexander e mbretëresha Máxima thanë se ishin “thellësisht të shokuar” dhe se gazetarët duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre të rëndësishme pa u kërcënuar.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 teksa gazetari dilte nga një program televiziv dhe po ecte në rrugën Lange Leidsedëarsstraat në qendër të Amsterdam.

Pesë u qëllua ndaj tij nga një largësi e vogël dhe një prej plumbave goditi de Vries në kokë, raportonin mediat.

Policia tha se tre vetë që ishin arrestuar në lidhje me ngjarjen u liruan të gjithë pa akuza.

Megjithse puna e gazetarëve është relativisht e sigurtë brenda BE, ka pasur disa vrasje të profilit të lartë vitet e fundit.

Vitin e kaluar një ish-ushtarak u dënua me 23 vjet burg në Sllovaki për vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij në 2018, por motivet nuk dolen kurre ne drite.

Ndërsa në Maltë në 2017 u vra me bombë në makinë gazetarja Daphne Caruana Galizia, për të cilën nuk ka ende autor apo motive për vrasjen.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re