Skip to content

“Një nga humbjet më të mëdha të Putinit”: Zelensky i jep goditjen

Progetto senza titolo 2 1

Udhëheqësi ukrainas Zelensky komentoi ndërprerjen e kalimit të gazit rus përmes Ukrainës në orët e fundit.

Orë shumë të rëndësishme që nga dita e djeshme për panoramën ndërkombëtare. Gazprom, në fakt, njoftoi ndërprerjen e kalimit të gazit rus përmes Ukrainës. Ndalesa ka ndodhur nga ora 8 e mëngjesit e 1 janarit 2025 (06:00 me orën europiane). Sipas liderit ukrainas Zelensky, kjo është “një nga humbjet më të mëdhja për Moskën” dhe për këtë arsye edhe për Putinin.

Ndalohet gazi rus në Evropë: situata

“Furnizimet e gazit rus nëpërmjet Ukrainës u ndalën në orën 8 të mëngjesit me orën e Moskës” (6 të mëngjesit në Europë). Këto janë fjalët në një shënim zyrtar nga Gazprom të cituar nga agjencia Tass. “Duke pasur parasysh se Kievi ka refuzuar vazhdimisht dhe në mënyrë të qartë të zgjasë marrëveshje të tilla” me Rusinë, kompania “sot ka humbur kapacitetin teknik dhe ligjor për të transituar gazin përmes Ukrainës”.

Lajmi më pas u konfirmua edhe nga Kievi dhe Moska në dy deklarata të veçanta. Në fakt, furnizimet e gazit rus në Evropë nëpërmjet Ukrainës kanë pushuar përgjithmonë

Komenti nga Zelensky dhe Komisioni i BE-së

Situata e lidhur me ndalimin e gazit rus në Evropë nga Ukraina u trajtua menjëherë nga presidenti ukrainas Zelensky, i cili e përkufizoi këtë çështje si “një nga disfatat më të mëdha për Moskën” dhe për rrjedhojë edhe për Putinin. “Kur Putini fitoi pushtetin në Rusi më shumë se 25 vjet më parë, pompimi vjetor i gazit përmes Ukrainës në Evropë ishte më shumë se 130 miliardë metra kub. Sot transiti i gazit rus është i barabartë me 0”.

Ndalimi i gazit rus bëri që edhe Komisioni i BE-së të mbajë një qëndrim të qartë: “BE-ja është e përgatitur mirë për të përballuar fundin e tranzitit të gazit përmes Ukrainës, falë përpjekjeve bashkëpunuese të Komisionit dhe vendeve anëtare”, lexojmë në shtypin e disa mediave europiane. shënime në të cilën tregohen edhe rrugët alternative të furnizimit “për të sjellë vëllimet e nevojshme” në Evropë përmes “katër rrugëve kryesore të diversifikimit, me vëllime që vijnë kryesisht nga terminalet e LNG në Gjermani, Greqi, Itali dhe Poloni, por ndoshta edhe nga Turqia”.

Përshtati në Shqip V.K.