Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik zgjodhi të hënën e 15 nëntorit, drejtorin e ri të përgjithshëm të RTSH-së. Me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave u zgjodh Enkelejdi Joti.

Ai siguroi sipas ligjit shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen këtë të hënë procedurën statutuore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik më të madh të vendit.

Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në séancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendentë për këtë detyrë publike.

Kandidatët paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajur platformat e tyre, ku përshkruheshin objektivat dhe strategjitë e tyre për drejtimin e Televizionit Publik. Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.

Në mbledhjen e këshillit, anëtarët e tij u drejtuan pyetje secilit prej kandidatëve që hynë në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Procedura e zgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm u monitorua nga komisioni ad-hoc i ngritur për këtë qëllim dhe respektoi gjithë procedurat që parashikon statuti i Radio Televizionit Publik.

Joti është aktualisht drejtor i QSUT-së, ndërsa tashmë do të rikthehet nën drejtimin e medias publike, pas eksperiencës së tij në Top Channel.

Ai është lakuar si një person shumë i afërt dhe i preferuar i kryeministrit Edi Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re