Skip to content

“Një nga skandalet më të mëdha”- Alizoti: Ahmetaj dhe Rama të vijnë në parlament. Si t’ia shpjegojmë jetimëve dhe emigrantëve 430 mln euro?!






Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti ka folur në lidhje me mandatin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Capture

Alizoti u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se ky është një nga skandalet me të mëdha në vend, pasi kemi të bëjmë me të dytin e qeverisë të përfshirë në një shkelje ligjore me faturë 430 mln euro.

“Një nga skandalet më të mëdha është ky i sotmi sepse Shqipëria është republikë parlamentare. Unë mendoj që këtij shteti i ka humbur çdo element morali dhe i ka mbetur vetëm forca. I dyti i qeverisë, njeriu më i rëndësishëm i shtetit bazike ka moralin. Është amorale që i dyti i shtetit dhe qeverisë të arratiset në këtë mënyrë.

Ligji në këtë vend nuk ka qenë kurrë i barabartë për të gjithë. Duhet dhe i dyti i shtetit shqiptar të përballej atje për hir të etikës së tij dhe shtetit shqiptar. Ju flas si qytetar. Ky është një vend i varfër. Bëhet fjalë për 430 mln euro. Si mund t’ia shpjegojmë jetimëve shqiptarë, emigrantëve shqiptarë”, deklaroi Alizoti.

Ai shtoi se Ahmetaj ka frikë të përballet dhe të vijë në parlament. Sipas Aliztotit i gjithë parlamenti duke filluar nga opozita dhe maxhoranca është në krizë.

“Zv/kryeministri ka frikë të përballet dhe të vijë në parlament. Parlamenti shqiptar, pozitë dhe opozitë është i tëri në krizë. Ai zotëri që ka qenë në krizën e tërmetit dhe pandemisë duhet të ketë kurajo. Ju lutem për hir të Shqipërisë ai dhe kryeministri duhet të vijnë këtu.  Ndryshe ky vend nuk ka asnjë tipar shtetformues. Vetëm një zv/kryeministër është arratisur. Bashar Al Asadit i është arratisur zv/kryeministri duke shkuar në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

“”