Xhontil Bardhi 24-vjeç, njëri nga dy vëllezërit që u ekzekutuan mbrëmë në Krujë, kishte ndjekur dhe mbaruar seminarin e priftërinjve në Shkodër.

Kjo është bërë e ditur nga Ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta, i cili ka shprehur pikëllimin për vdekjen tragjike të të riut.

Postimi i Dom Gjergj Metës

Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërrite në kohë …
Lamtumirë Gjoni i mirë!
Lutju Zotit për ne!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re