Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për masakrën me 3 të vdekur në Shkodër, teksa u shpreh se një nga viktimat, Arlind Bushati, denoncoi atentatin e dështuar ndaj tij rreth 3 javë më parë (10 Tetor).

 

“A mund të thoni se çfarë bëri policia e shtetit për identifikimin e autorëve të asaj tentative?”, tha ai.

Bardhi deklaroi se nëse do të ishin identifikuar autorët e atentatit të dështuar sot nuk do të kishte 3 qytetarë të vdekur.

“Nëse do të ishin në krye të detyrës dje, policia dhe SPAK nuk do të kishte ndodhur masakra në mes të Shkodrës. Një nga viktimat vetëm 3 javë më parë ka denoncuar një atentat të dështuar në qendër të Shkodrës. A mund të thoni se çfarë bëri policia e shtetit për identifikimin e autorëve të asaj tentative? nëse autorët do të ishin identifikuar sot nuk do të kishin vdekur 3 qytetarë dhe një tjetër të luftonte me jetën.

Këtu duhet fokusuar puna, jo të bëjnë sikur po intimidojnë opozitën.

Sa kohë s’kemi shkelur ligjin nuk kemi vjedhur me 5D, inceneratorë, vjedhje energjie e tunel llogaraje, as nuk intimidohemi, e as nuk trembemi. Sa herë do shkojmë do të tallemi, siç ka bërë sot edhe kolegia”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re