“Një ngjarje e veçantë për demokratët”/ Deputeti i PD krah Berishës në Gjirokastër

berisha.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputeti i PD, Tritan Shehu do të jetë sot në krah të ish kryeministrit Sali Berisha i cili do të zhvillojë pasditen e sotme “Foltoren” në Gjorokastër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu thotë se mbërritja e Berishës në qarkun jugor është një ngjarje e veçantë për demokratët.

“Berisha sot ne Gjirokaster! Nje ngjarje e vecante kjo per demokratet, per te gjithe banoret e nderuar te ketij Qarku me vlera e kontribute te pa llogariteshme ne zhvillimet historike te vendit tone.Te ketij Qarku qe po ndjen mbi “shpinen” e tij te gjithe arogancen, perbuzjen e ketij rregjimi antidemokratik.Vetem nje PD e gjere, e hapur, dinamike, si themeli i opozites shqiptare mund te perballet e te fitoje mbi kete rregjim, duke i kthyer edhe ketij Qarku hapesirat, mundesite, lirite, bere realitet aspiratat e te gjithe banoreve te tij.Berisha do te dialogoje sot pikerisht per keto nga “foltorja” e tij ne Hotel Olimpik te Gjirokastres, ora 18.00”, shkruan Shehu.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë