Për shumë kënd, Parlamenti Evropian shihet si një institucion që merren vendime të mëdha dhe ata që punojnë janë të angazhuar në këtë drejtim.

Por, Komisioneri Evropian për Punët e Brendshme, suedezja Ylva Julia Margareta Johansson gjatë një pushimi në një seancë plenare të këtij Parlamenti, është fotografuar duke thurur çorap.

Social demokratja, e cila prodhon raporte mbi situatën e refugjatëve dhe migrantëve në kufijtë e jashtëm të BE-së, e konsideron veten një “tifoze absolute” të thurjes me shtiza.

Ajo u bë e famshme dhjetorin e vitit të kaluar, kur postoi një foto në rrjetet e saj sociale ku mund të shihje dhjetëra çorape që ai kishte thurur për kolegët në Parlamentin Europian./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re