Ditë më parë ka raportuar mbi afrimin edhe ushtarak mes Kosovës dhe Turqisë. Hiç më larg se dje, Qeveria e vendit ka miratuar nismën për Lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar Ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, shkruan .

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës të mbajtur të hënën,
është miratuar Nisma për Lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar
Ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës
së Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj ia dha fjalën ministrit të mbrojtjes,
gjeneral Rrustem
Berisha për të paraqitur para ministrave kërkesën.
Ministri Berisha duke dhënë detaje për bashkëpunimin, rekomandoi miratimin e
nismës.

“Bëhet fjalë për një donacion që i dedikohet Ministrisë
së Mbrojtjes dhe nisma për lidhjen e marrëveshjes në fjalë i ka kaluar të
gjitha fazat procedurale të parapara me rregulloren e punës të Qeverisë numër
09/2011 dhe ligjit numër 04-52, për marrëveshjet ndërkombëtare, dhe rekomandoj
të miratohet kjo nismë në fjalë”, tha ministri Berisha.

Ministrat e Qeverisë së Kosovës me të gjitha
votat pro, pa asnjë votë kundër e pa asnjë abstenim, miratuan Nismën për
Lidhjen e Marrëveshjes Për Bashkëpunim Financiar Ushtarak ndërmjet Qeverisë së
Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, përveç nismës për bashkëpunim ushtarak mes
Kosovës dhe Turqisë, ka miratuar edhe Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë
dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së
Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Ky
projektligj përcakton hierarkinë institucionale dhe procedurën vendim-marrëse
në Procesin e Dialogut me Republikën e Serbisë. Po ashtu, rregullon
funksionimin e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për Dialogun me
Serbinë, duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe
përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror. Mes të tjerash, Projektligji definon
qartë edhe ndërlidhjen që Delegacioni Shtetëror mban me institucionet tjera
kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në mbledhje, u shqyrtua dhe miratua
kërkesa e Delegacionit Shtetëror të Kosovës për ndarjen e buxhetit për procesin
e dialogut me Republikën e Serbisë.

Kryeministri Haradinaj në konferencën për media foli për projektligjin për
Delegacionin e Kosovës në dialogun me Serbinë, i cili, sipas tij, nuk ndërhyn
në kompetencat e presidentit sa i përket dialogut me Serbinë, transmeton TRT.
“Sponsorizuesit
e ligjeve e kanë menduar këtë si kornizim, pra si vënie në korniza ligjore të
angazhimeve të delegacionit, por nuk ndërhyn në kompetenca të presidentit. Pra,
ligji nuk është i këtillë, por vetëm i jep bazë ligjore funksionimit të
delegacionit, pra delegacioni funksionon edhe me një ligj”,- tha ai.

Në Qeveri u diskutuan edhe kushtet tjera të PSD-së, ndërsa kryeministri
Haradinaj tha se do të diskutohet edhe çështja e ministrit të Bujqësisë, Nenad
Rikallo.
“Çështja e
ministrit Rikallo është njëra prej tyre kërkesave, ka legjitimitetin e vet dhe
si e tillë do të trajtohet, me legjitimitet, me seriozitet. Për data e për këto
mos më detyroni me fol”, tha Haradinaj.

Haradinaj foli edhe për Vetëvendosjen e LDK-në, në lidhje me
mospjesëmarrjen e tyre në delegacion për bisedime me Serbinë.
“E hetoj një
vetëpërjashtim të tyre, edhe nuk e kuptoj pse e bëjnë këtë vetë-përjashtim, ata
mund ti thonë pikëpamjet e tyre në tavolinë, cilado qofshin ato, por
vetëpërjashtimi është i habitshëm, sidomos vetë-përjashtimi nga LDK”, tha
Haradinaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re