Skip to content

Një nismë e rrezikshme por me qëllim të mirë/ Fëmijët surprizojnë me buqeta me lule gratë dhe infermieret e spitalit COVID në Durrës

Fëmijët e një shkolle jopublike në qytetin e Durrësit kanë surprizuar gratë e shtruara në spitalin Covid, të infektuara me Covid-19, dhe infermieret që kujdesen për to.

Me tufa me lule në duar, nxënësit e klasës së 7-të të shkollës “Ibrahim Kodra” i janë drejtuar repartit të Infektivit me dëshirën e mirë për të lumturuar gratë e infektuara me Covid-19 e që në këtë ditë të dedikuar tyre nuk do mund të ndjejnë dashurinë e fëmijëve dhe të afërmve.

Fëmijët shprehen se kjo ishte një iniciativë e ideuar dhe e ndërmarrë nga ata vetë, me synim rikthimin e buzëqeshjeve tek ato gra/vajza që po luftojnë të mposhtin Covid-19.

Të pyetur se pse kanë zgjedhur të përfshijnë edhe infermieret në këtë surprizë, ata shprehen se u janë mirënjohës për punën e tyre.

/faxweb