Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shkruan në “Facebook” se ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre.

Sipas ministres, infermierët ushtarakë shqiptarë nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit.

“Nga njëri cep i globit në tjetrin, ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre. Në këtë periudhë pandemie vëmendja ndaj personelit shëndetësor është shtuar edhe në misionet e NATO-s. Infermierët ushtarakë shqiptarë nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit. #KrenariPërFA”, shkruan Xhaçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re