Historiani dhe anëtari i Akademisë së Shkencave, Apollon Baçe ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax Neës ku ka folur mbi nismën Open Balkan për të cilën tha se dukej se Soros kishte gisht kudo.

Baçe: Mua më del kudo Soros në këtë mes. Në vitet 94, troket dera marr një goditje me thikë dhe bëhem me gjak komplet. Vjen dikush pastron dhe i lë në banjo. Vjen Andi Bejko dhe Mentor Nazarko që më pyetën mu a pse ishin këto gjëra të përgjakura.

Hapet dera bie zilja, një njeri me maskë dhe kapuc të zi më godet dhe ikën. Të nesërmen gazetat e Japonisë dhe Asutralistë shkruajnë se korrespondenti i DË ishte goditur.

Sekti që mendonte se Shqipëria si vendi më central të kthehet në epiqendër të këtyre veprime. Unë nuk kisha asnjë lloj përplasje me askënd. E vetmja gjë ishte botimi i artikujve të planit B. Kjo u ngrit edhe në senatin amerikan dhe u zhduk më pas. Kjo për mua tregon psikologjinë e sekteve, të cilat në ndryshim me qeverinë janë të pakujdesshme me atë që bëjnë. Edhe Sorosi për mua është një sekt. E shoh tek Reforma në Drejteësi, pas kësaj është sorosi i Beogradit. Është një fjalim i tij që ka mbajtur në një universitet në vitin 1999 në korrik ku janë fillesat e kësaj. Ky thotë këto gjëra: Ballkani nuk mund të rindërtohet sipas shteteve nacionaliste, popullatat e Jugosllavisë mbetet 76% serbe. Rajoni në vetvete pas shkatërrimit të Jugosllavisë duhet të bëhet më i gjerë nga cfarë ishte ky organizim. Ne duhet ta zgjerojmë duke përfshirë Shqipërinë dhe Bullgarinë. Ky plan është bërë ngadalë dhe tashmë është në fazën e zbatimit.

Bytyci: Para se të shkruante atë artikull, George Soros ka mbledhur një grup intelektualësh në Tiranë dhe Prishtinë.

Historiani: Po pikërisht duke filluar nga Ben Blushi dhe Basha i cili ka marrë 84 mijë. Nëse shteti hedh qindra milionë apo miliarda, Sorosi punon në kapilaritet. Mua më jep 10 mijë më bën për vete dhe ka një kapilaritet të habitshëm. Tek ata 28 vende janë pika kyce ku lëvizin ato nyjet ku futen reformat në Drejtësi dhe me rradhë. Të gjitha janë projekte të tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re