Analisti Andi Bushati ka mbajtur një qëndrim të fortë sa i takon nismës së Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Bushati tha se Komisioni Hetimor i duket qesharak, sa kohë është aty Spartak Braho, për të cilin tha se “nuk shëron dot veten e tij, dhe jo më Shqipërinë”.

Për të, e mira do ishte që Kreu i Shtetit të jepte dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 prillit, duke mbajtur edhe fjalën që kishte dhënë publikisht.

Andi Bushati: Fakti që ai s’duhet të jetë sot president, nuk lidhet me Komisionin Hetimor se është komision qesharak. Baba Taku para 3 vitesh i mbante çantën e zezë Ilir Metës. Njerëz që nuk shërojnë dot prostatën e tyre nuk zgjidhin dot hallet e shqipërisë. Unë mendoj që Meta duhet të ikte, por jo se foli jashtë normave te Çim Peka dhe u mërzit një ambasador tranzitor.

Nëse është kështu oburra të shkarkohet çdo president, por me baba Takun atje më duket shumë qesharake. Duhet të ikte Meta se bëri një zotim dhe nuk e mbajti premtimin, tha do e mbroj votën e qytetarëve dhe për 1001 arsye nuk e mbajti dot premtimin, dhe politika kështu është, po s’e mbajte premtimin ikën.

Dritan Hila: Cënoi rëndë interesat me SHBA, filloi të fliste broçkulla të më vrasin me raketa te Mali me Gropa etj etj. Është figura numër një i shtetit dhe flet broçkulla për SHBA.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re