Solomoni i quajtur edhe Jedidiah ishte Mbret i Mbretërisë së Bashkuar të Izraelit që pasoi babain e tij, Davidin.

Datat konvencionale të mbretërimit të Solomonit janë rreth 970–931 pes, zakonisht të dhëna në përputhje me datat e mbretërimit të Davidit.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë një koleksion të thënieve më të bukura të Solomonit.

Si gjithnjë, në përfundim të leximit mos harroni të na thoni cilë prej thënieve mëposhtë pëlqyet më së shumti.

Një njeri shtiret si i pasur, por nuk ka asgjë; një tjetër pretendon të jetë i varfër, por ka një pasuri të madhe.

Lum njeriu që gjen diturinë dhe nxjerr kuptimin. Sepse tregtia e tij është më e mirë se tregtia e argjendit dhe se ari i kulluar; Ajo është më e çmuar se rubinët dhe të gjitha gjërat që mund të krahasohen me të. Gjatësia e ditëve është në dorën e saj të djathtë; dhe në dorën e saj të majtë pasuria dhe nderi. Rrugët e saj janë rrugë të këndshme dhe të gjitha shtigjet e saj janë paqe.

Mbi të gjitha, ruaje zemrën tënde, sepse gjithçka që bën rrjedh prej saj.

Ashtu si hekuri mpreh hekurin, ashtu edhe shoku mpreh një shok tjetër.

A keni parë një njeri të zotin në punën e tij? Para mbretërve është vendi ku ai do të vendoset; ai nuk do të vendoset përpara njerëzve të zakonshëm.

Kushdo që me kokëfortësi refuzon të pranojë kritikat do të thyhet papritmas.

Fjalët vrasin, fjalët japin jetë; janë ose helmi ose ilaçi, zgjidhni ju.

Pasuria është një fortesë në imagjinatën e një njeriu të pasur.

Mos lejo që mirësia dhe e vërteta të të lënë; Lidhini rreth qafës, shkruajini në zemrën tuaj.

Ai që është i ngadalshëm në zemërim është më i mirë se i fuqishmi; ai që sundon shpirtin e tij, është më i pushtetshëm se ai që merr një qytet.

Gjumi i një njeriu që punon është i ëmbël.

Një emër i mirë është arsye më tepër për të zgjedhur se sa pasurinë.

Në ditën e begatisë jini të gëzuar, por në ditën e fatkeqësisë ta kini parasysh.

Krenaria shkon përpara shkatërrimit, shpirti arrogant para rënies.

E keqja më e vogël nga dy të këqijat është ende e keqe.

Ka një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur; një kohë për të vajtuar dhe një kohë për të kërcyer.

Shpirti yt ushqehet kur je i sjellshëm; shkatërrohet kur je mizor.

Pasuritë e marra nga keqbërja nuk sjellin dobi, por bërja e së drejtës dhe e të mirës të shpëton nga vdekja.

Shpirti mund të durojë çdo sëmundje, por kush e duron një shpirt të sëmurë?

Të gjithë lumenjtë derdhen në det; megjithatë deti nuk është plot.

Ajo që ka qenë do të jetë përsëri, ajo që është bërë do të bëhet përsëri; nuk ka asgjë të re nën diell.

Kush është njeriu i mençur? Ai që parasheh se çfarë do të lindë.

Mirësia dhe besnikëria e ruajnë një mbret, me anë të mirësisë froni i tij bëhet i sigurt.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re