Evropa dhe bota po përballen me një shpërndarje gjithnjë e më problematike të vaksinave kundër virusit corona. Fjala është për diferenca me peshë morale. Kështu, autoritetet daneze kanë urdhëruar sasi që janë katër herë më të mëdha se popullsia vendase.

Agjencia Daneze e Barnave tha që 41.6 milion doza vaksinash të porositura, mjaftueshëm për të vaksinuar 24.8 milion njerëz, ndërkohë që popullsia daneze arrin në 5.8 milion.

Danezët blejnë vaksina përmes Komisionit Evropian, përkatësisht nga AstraZeneca, Sanofi-GSK, Johnson & Johnson, BioNTech / Pfizer, CureVac dhe Moderna.

Organizata të shumta ndërkombëtare kanë kritikuar vendet e pasura për porositjen dhe blerjen e sasive të tepërta të vaksinave, duke mos lënë hapësirë ​​për vendet e varfëra për të blerë vaksina kundër COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re