Një numër i madh kolonësh izraelitë hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar.
Në deklaratën e Departamentit të Vakëfit Islam në Kuds thuhet se 88 kolonë nën mbrojtjen e policisë izraelite hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa.
Zakonisht, kolonët izraelitë sulmojnë kompleksin çdo ditë në mëngjes dhe pasdite përmes Portës së saj Al-Mughrabi, në jugperëndim të xhamisë.
Policia izraelite filloi të lejonte inkursionet e kolonëve në vitin 2003, pavarësisht dënimeve të përsëritura nga Departamenti i Vakëfit Islam.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i tempullit”, duke pretenduar se aty në kohërat antike ndodheshin dy tempuj hebrenj.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, një lëvizje e cila kurrë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.