Një orë mësimi për zejet/ Rritet interesi i fëmijëve për të mësuar mbi traditën

nxnes-587x320-1.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Interesi i nxënësve nëpër shkolla mbi artin dhe zejet duket se është rritur.

 

Fëmijë të moshave të ndryshme bëjnë pune me grep, shtiza e gjilpërë duke risjellë në vëmendje traditat.efekt

 

Në shkollën 9 vjeçare Ardian Klosi në kryeqytet, të gjithë nëxnësit kanë mundësinë të ndjekin 1 orë në javë lëndën e trashëgimisë kulturore, e cila është jashtë kurrikulës mësimore.

 FËMIJËT

 

“Kam zgjedhur të punoj me shtiza dhe po përfundoj një shall.”

 

“Mua më duket shumë bukur sepse kështu mund të mësojmë më tepër çfarë kanë bërë paraardhësit tanë. “

 

“Kjo orë mësimore në fakt është më e preferuara ime dhe më pëlqen shumë që të punoj me shtiza.”

 

Mësuesit e kësaj shkolle që zhvillojnë lëndëN, tregojne se përmes kësaj ore mësimore bashkohen treva të ndryshme të vendit të pasqyruara në punime dore, të cilat ekspozohen edhe në korridoret e këtij institucioni arsimor.

 

MIRA ZYFI, MËSUESE“Ne ngritëm klubin e trashëgimisë kulturore me qëllim që të vazhdohen traditat me vlerë të popullit tonë. Fëmijët me shumë dëshirë na u përgjigjën. Një pjesë e tyre ishin dhe djem.”

 

LAURETA CUFE, MËSUESE“Kjo është një pasuri mund të themi sepse në shkollën tonë I kemi të gjithë krahinat, pothuajse nga veriu deri në jug. Në këtë orë mësimi është vërtet kënaqësi sepse fillojnë dhe flasin gjyshja ime punon këtë. Realisht mësoj dhe unë me të.”

 

Nisur nga interesi i madh për ruajtjen e tradites dhe tejçimin tek fëmijët mendohet që kjo lëndë të zhvillohet 2 herë në javë gjatë vitit të ri mësimor.Krahas kësaj klase, klubi i artit dhe muzikës tërheq gjithashtu nxënës të moshave të ndryshme, gjë që ndihmon në zbulimin e talenteve të reja.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë