Sikur të mos ishte për këtë (foto e mësipërme) vogëlush 7 vjeçar, me gjasë motra e tij 4 vjeçare e babai nuk do të ishin mbytur në lumë.

7 vjeçari Çejs (Chase Poust) notoi për afro një orë dhe doli në breg. Kërkoi ndihmë dhe arriti të shpëtojë motrën e babain.

Por si ndodhi ngjarja që u bë lajm në të gjitha mediat amerikane?

Foto e shkeputur nga kronika e News4JAX

Dy fëmijët së bashku me babain, Stiven, kishin shkuar me barkë në lumin ‘St. John’ (Shën Gjoni) në Xhaksonvill (Jacksonville). Me të lundruar më në brendësi të lumit, Stiven ankoron barkën dhe nis të peshkojë, ndërsa fëmijët po notonin aty pranë. Por në një moment të papritur, rrymat e lumit nisin e përshkrojnë zonën afër barkës. Abigail, vogëlushja 4 vjeçare, tërhiqet nga rryma. Babai sheh teksa e bija po largohej nga barka dhe në një moment paniku hidhet në det për të shpëtuar të bijën. Arrin të kapë vajzën, e cila kishte veshur një jelek dhe i thotë të birit.

“Isha realisht shumë i frikësuar. I thashë fëmijëve se i dua shumë e se asgjë e keqe nuk do të ndodhte. U mundova të qëndroj me të dy fëmijët, por rryma e lumit më lodhi”-kujton babai në një intervistë për median e huaj.

Ai i thotë të birit që të mundohet të notojë drejt bregut për të kërkuar ndihmë. Ndërkohë për shkak të rrymës, ai dhe vajza 4 vjeçe u tërhoqën tutje barkës, aqsa ishte e pamundur për burrin që t’i afrohej (të notonte kundër rrymës) mjetit.

Çejs ndërkohë, pa një jelek shpëtimi, nis të notojë drejt bregut. 7 vjeçari notoi për një orë e në shumicën e kohës duke notuar me shpinë për shkak të lodhjes. Pavarësisht raskapitjes, vogëlushi arrin të dalë nga bregu dhe hyn në një banesë aty pranë, ku njoftohet për ndihmë.

Në vendngjarje vijnë zjarrfikësit dhe arrijnë të gjejnë burrin e 4 vjeçaren thuajse 2 kilometra larg vendit ku ishte barka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re