Opozita është e vendosur të mbajë protestës e saj të thirrur më hetët në orën 12:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

 

Në Pallatin e Kongreseve ëstë duke u mbajtur Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, por kryedemokrati Sali Berisha nuk ka bërë asnjë hap pas, pavarësisht masave të rrepta që janë marrë për mbarëvajtjen e tij.

 

Me sloganin “Europa është rruga e Drejtë, jo drejtimi i Ramës”, simpatizantë të PD pritet të mblidhen në shesh.

 

Berisha në një postim në Facebook shkruan: “Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit””.

 

Ndërkohë që për shkak të masave, “tribuna” do të jetë lëvizëse. Ajo është ngritur në një automjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re