Kreu i Kadastrës Artan Lame tha se ata ndërtues që lënë në mes punimet nuk duhet të pajisen me leje ndërtimi.

Lame tha se për këtë problematikë duhet të ketë një ligj të ri, pasi dhjetra qytetarë kanë mbetur në rrugë për shkak të ndërprerjes së punimeve nga ndërtuesit.

“Duhet marrë një masë presioni ndaj këtyre ndërtuesve. Kanë lënë pallate në mes. Duhet të ndërhyhet pranë bashkive që të mos u jepen më leje ndërtimi. Për gati 16 muaj do të kemi mbaruar me të gjithë pjesën e bregdetit nga veriu në jug, duke përfshirë edhe Vlorën”, u shpreh Lame.

Mesazhet u dhanë nga Vlora, ku ai dhe zv.ministri Arben Ahmetaj shpërndanë disa leje legalizimi për banorët e pallateve të braktisura nga ndërtuesit.

Kujtojmë se të tilla gjenden jo pak dhe në Sarandë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re