Rruga pergjate autostrades Tirane–Durres eshte zona industriale më e madhe ne vend. Ishte pikërisht kjo arsyeja që solli nevojën për të ndërtuar parkun e parë dhe të vetëm të këtij lloji, që njihet me emrin Parku Industrial i Tiranës, ku të gjitha shërbimet e biznesit janë përqëndruar në një zonë të vetme.

Parku Industrial i Tiranës është sot shtëpia e biznesit. Njësoj si cdo familje që ka në banesë të gjitha komoditetet e nevojshme edhe këtu sipërmarrja nis dhe mbyll ciklin e saj ekonomik.

Valbona Begolli është një sipërmarrëse që ka zgjedhur të zhvendosë aktivitetin e saj nga zona urbane, këtu në parkun industrial. Ajo ka disa aryse pse ka bërë këtë zgjedhje.

Një nga pikat e forta të këtij investimi është pozicioni gjeografik. Për biznese të mëdha që kryejnë aktivitet jashtë Tiranës, parku industrial është një nyje strategjike që shkurton kohë dhe kosto.

Kompanitë që janë bërë pjesë e këtij parku janë të shumëllojshme. “Timak” është nje prej tyre që operon në fushën e modifikimit të automjeteve, e vetmja e këtij lloji në vend.

Administratorja e saj Arjeta Puca tregon se në këtë park ka gjetur një shërbim bashkohor edhe europian, që bashkë me lehtësitë që oforn kompania investuese, janë arsye për të zgjeruar më tej aktivitetin me një kapanon të dytë.

Mund të themi pa frikë se Parku Industrial i Tiranës nxiti interesin e shpejtë të bizneseve për të zhvendosur ciklin e aktivitetit të tyre një një vend të vetëm.

Kompania ndërtuese “Edil Al” ka nisur tashmë zbatimin e fazës së dytë të këtij projekti.

I gjithë parku shtrihet në një sipërfaqe ndërtimi prej 75 mijë metra katrorë dhe ofron të gjthë lehtësirat e mundshme për të bërë biznes, duke nisur nga magazinimi  i mallit, krijimi i showroomit tek zyrat e bollshme, parkimi i garantuar si dhe mbi të gjitha një ndërtim cilësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re