Ambientalisti Sazan Guri i ftuar mbrëmjen e sotme në emsionin “Aktualitet” në Fax News foli në lidhje me çështjen e detit me Greqinë.

Guri theksoi se nga ana e qeverisë shqiptare nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë marrëveshje, duke shtuar të gjitha informacionet janë dhënë nga pala greke.

Po ashtu Sazan Guri bëri thirrje që për një ngjarje të tillë duhet të ketë një bashkim kombëtar, ndryshe ato do të kërkojnë që kjo çështje të zgjidhet me referendum.

“Pse në Hagë? Nuk është rastësi është një lojë, nuk doja ta quaja e pistë, që politikën shqiptare, historinë shqiptare, e vë në këtë mengene, që andej nga veriu të humbasin liqenin më të madh dhe të humbasim edhe minierën më të madhe të kombit shqiptar që është Mitrovica, dhe të  humbasin edhe Epirin.

Ne vulosim në tavolinë edhe Epirin e Veriut që është kërkesë e palës greke në letra. Nëse ai vjen në një zonë ekskluzive ekonomike, përballë Dhërmiut dhe Palasës, mjafton një tërthore ku Shqipëria e jugut, pjesa e Përmetit dhe Sarandës, bashkia e Finiqit, apo deri në Gramoz ku ato akoma kërkojnë edhe 200 varre, sepse për politikën greke, atje ku bie ushtari është tokë greke.

Kujdes ti kryeministër apo ti kushdo qofsh, me Shqipërinë. Pra kjo tërthore që do të vejë ai në zonën ekskluzive detare, kjo tërthore, shkon edhe përfshin Beratit, sepse në kishat e Beratit, tjegullat kanë një shenjë nga poshtë që tregon se janë 1500 vite të vjetra. Epiri i Veriut që nuk është projekt shqiptare por është projekt grek. Janë 36 projekte nga pala serbe si të zhdukin shqiptarët. Nuk gjen dot, një projekt, një mikro fjalë sesi shqiptarët të zhdukin serbët.

Krimet serbe nuk ka ligj që ti përshkruajë dhe pastaj vjen marshimi biblik i kosovarëve drejt Kukësit. Ky popull i Kukësit do të priste edhe 1 milionë serbë, po të ishin.

Na duhet bashkim kombëtar, na duhet mirëkuptim, ne jemi liliputa, siç na bënë ne mengene, në duhet të bëjmë mengene qeverinë shqiptare. Një parti e caktuar qoftë ajo maxhorancë nuk ka këllqë që të mbështetësi atë që quhet kufij me palën greke. Duhet të jemi të gjithë bashkë, opozitë, parlament, president, me Gjykata Kushtetuese, me akademikë. Dhe kjo do të mbahet mend, ndryshe ne do të kërkojmë referenduam. Nuk duam që kryeministri ynë të përfundojnë në kanalet e Esat Pashë Toptanit, nuk e duam këtë , e dua kryeministrin tim, por së bashku i kemi fatet e vendit në dorë dhe jo veç e veç.”– tha Guri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re