Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit të Beratit.

Meta shprehet se ka kaluar një pasdite frymëzuese në Berat, duke shtuar se zhvilloi takim me të rinj, të cilët punojnë me përkushtim për qytetin.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sot, një pasdite frymëzuese në Berat, i ftuar nga “Rinia për Zhvillimin e Beratit”, me Isufin, Miltiadhin, Avenirin, Alketin e shumë të rinj profesionistë, të cilët punojnë plot përkushtim dhe besojnë në të ardhmen e qytetit të tyre të zemrës.

Koha për ide të reja dhe rizgjim të shoqërisë civile.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re