Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin disa javor në kuadër të zënies së hapësirave publike.
Rama ndau pamjet nga lirimi i hapësirave publike duke thënë se do të ndryshojnë kushtet për vendosjen e karrigeve në ambientet e jashtme duke nisur nga kontributi me një pemë për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike. Më tej, Rama tha se do të krijohet Fondi i Gjelbërt, një nismë e re nga qeveria.
“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re.”


